Forumi Rinor Islam shpërbleu semimaturantët më të mirë për vitin akademik 2015/2016

Nën moton “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, u organizua manifestimi për shpalljen e semimaturantëve më të dalluar të qytetit të Shkupit. Ky aktivitet u realizua edhe në rajonin e Karshiakës ku u shpallën nxënësit më të mirë, rajonin e Karadakut u shpallën katër më të mirët nga shkollat e këtij rajoni dhe në rajonin e Dërvenit u shpërblyen shtatë semimaturantët më të mirë.

Në qytetin e Tetovës, nën moton “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”,  ky aktivitet u organizua për të dymbëdhjetin vit me radhë.  Çmimin “Ikre” e fituan 23 nxënës të shkollave fillore të Tetovës dhe komunave përreth.

Në qytetin e Kërçovës, nën moton “Investo për diturinë, siguro ardhmërinë”, për herë të tretë me radhë, u realizua aktiviteti për shpërblimin e semimaturantëve më të mirë, ku u shpërblyen më të mirët nga gjashtë shkollat fillore të Kërçovës.

Të gjithë nxënësit u shpërblyen me lëvdata, me nga një pako librash si dhe me dhurata modeste. Nxënësit janë përzgjedhur në atë mënyrë që në secilën shkollë kolegiumi i arsimtarëve dhe drejtoritë përkatëse e kanë zgjedhur semimaturantin më të mirë të shkollës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button