Prindër, mos i shndërroni fëmijët në vrasës

Po e nis këtë shkrim me një gjuhë mjaft të rëndomtë me qëllim që këtë mesazh ta kuptojnë të gjithë ata që e posedojnë epitetin më të çmuar “prindër”.

E traumatizuar nga fatkeqësia që i ndodhi famljes sime para ca ditëve ku vajza pesëmbdhjetëvjçare me tetë shoqe në veturë duke drejtuar makinën pa leje vozitjeje me një shpejtësi 120 km në orë (sipa konstatimit të policisë) në zonë banimi godet vëllaun dhe nipin tim derisa këta të dy po ecnin me biçikletë në trotuar. Falë Zotit ata shpëtuan dhe po janë në shërim e sipër. Por unë si studjuese e fushës dhe si profesoniste e shkencave sociologjike në lëminë e patologjisë sociale, dëshiroj që me këtë rast të shpreh konstatimet e mia për raportin dhe autoritetin që krijojnë prindërit ndaj fëmijëve të tyre.

Vallë, me çfarë guximi fëmija i mitur arrin ta merr veturën nga shtëpia dhe del të bëjë xhirro nëpë rrugët kah po ecin këmbësorët? Vallë me çfarë guximi fëmija po hyp në veturë tetë shoqe dhë nëna e saj po e lejon këtë? Po vallë ky fëmijë nëse sot u vjedh veturën nesër do t`ua vjedh paratë, nesër do t`u vjedh florinjtë dhe nesër do `ua vjedh edhe armët. T`ia japësh fëmijës veturën  për të vozitur kah ecin këmbësorët është njësoj sikur t`ia japësh armën dhe të shkrep përpara njerëzve.

Prindër, të gjithë ju që e bartni mbi supe këtë emër të shenjtë, të gjithë ju që keni fëmijë të mitur mos ju jepni naze të pakufizuara sepse me këtë ju vetëm do ti dëmtoni ata, me këtë do ta humbni autoritetin përpara syve të tyre dhe nuk do të fitoni asgjë përpos orientimit delikuent. Mësoni t`i edukoni ato, krijoni fuqinë e respektit dhe autoritetit tek ata, bëjeni këtë në vend se t`i shndëroni ato në viktima të viktimave. Është porosia ime , është porosia e një sociologu, është mesazhi i familjes sime: “mos i bëni fëmijët vrasës”, “mos shkaktoni dhimbje se vetëm dhimbja nuk paguhet me asgjë”.

P.s. Me këtë rast dua t`i shpreh falenderimet e mia të përzemërta në emrin tim personal dhe në emër të famijes sime të gjithë bashkëfshatarëve të mi të fshatit Pirok për gjithë ndihmesën e ofruar dhe solidaritetin e treguar në momentet tona më të vështira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button