Partia “Uniteti” themeloi degë në Komunën e Bërvenicës

Partia “Uniteti” mbrëmë formoi degën partiake në Komunën e Bërvenicës. Sipas Statutit të partisë, u zgjodhën organet e degës dhe kryetari i saj.

“Për kryetar të degës u zgjodh pedagogu dhe arsimtari Xhelal Azizi, ish luftëtar i UÇK-së dhe ish këshilltar komunal nga radhët e BDI-së. Në kryesinë e degës së “Unitetit” në Bërvenicë u përfshinë kryesisht ish luftëtarë dhe veprimtarë të denjë të çështjes kombëtare, që pas zhgënjimit nga devalvimi i vlerave kombëtare vendosën të kalojnë në partinë më të re të gjeneral Gëzim Ostrenit. Këshilltari komunal Namik Mustafi nga radhët e BDI-së gjithashtu nga mbrëmë është në kryesinë e “Unitetit” në Bërvenicë. Dega e re u zotua se do të angazhohet maksimalisht për rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve, barazinë e plotë qytetare dhe realizimin e vlerave për çka u viktimizua më e shtrenjta, jeta. Në periudhën vijuese do të vazhdohet me shtrirjen e nëndegëve dhe forumeve partiake, sipas Planit të punës të Kryesisë së partisë”, thuhet në njoftimin e partisë “Uniteti”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button