Kryetari i Këshillit Gjyqësor në takim me përfaqësuesit e administratës gjyqësore

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, për sot ka caktuar takim me përfaqësuesit e administratës së gjykatave dhe të  Sindikatës së punëtorëve nga drejtoria, organet e jurisprudencës dhe të shoqatave të qytetarëve (DOJSH), njofton Portalb.

Kryetari i DOJSH-së Pece Grujovski, thotë se Karaxhovski sipas të gjitha gjasave, i ka thirr që t’i dëgjojë kërkesat e tyre.

Sipas sindikatit dhe administratës së administratës gjyqësore, në seancën e djeshme të Këshillit Gjyqësor janë shqyrtuar dy pika të cilat vlejnë edhe për administratën gjyqësore.

Nga DOJSH, thonë që sipas informatave të tyre, të punësuarit që protestojnë do të fitojnë vetëm 60% të pagës, gjegjësisht 40% do t’u ndalet për shkak se kanë protestuar.

Nënpunësit gjyqësor, thonë se nëse pushteti nuk i plotëson kërkesat do të fillojnë edhe me grevë urie. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button