Sëmundjet që lidhen me çrregullimet e ciklit menstrual

Nëse mendoni se e vetmja gjë që mund t’ju tregojnë periodat është nëse jeni shtatzënë apo jo, e keni gabim.

Cikli juaj menstrual mund të lidhet me shumë probleme të tjera shëndetësore.

Sipas një studimi të ri nga Shoqata Amerikane e Zemrës, femrave të cilave periodat u fillojnë në moshën 10 vjeçare ose më të herët, kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe komplikime shëndetësore të lidhura me presionin e lartë të gjakut, transmeton Telegrafi.

 Duke marrë në konsideratë disa faktorë që ndikojnë në ciklin menstrual të femrave janë përcaktuar lidhjet mes këtyre “problemeve” me gjendje të caktuara shëndetësore.

Bëni një vizitë tek gjinekologu nëse mendoni se me periodat tuaj nuk shkon diçka .

Sindroma e vezoreve policistike
Gratë që kanë PCOS vuajnë nga mungesa e ekuilibrit hormonal që çon në probleme me periodat e tyre dhe aftësinë e tyre për të mbetur shtatzënë ( gjithashtu mund të çojë në shtim të qimeve të teprta në fytyrë, fryrje dhe dhe efekte të tjera anësore).

Për fat të mirë ka disa metoda, përfshirë marrjen e kontraceptivëve që mund të ndihmojnë në trajtimin e kësaj gjëndjeje.

Anemi
Nëse ju keni një rrjedhë super të rëndë, ju mund të jeni anemike. Anemia është një gjendje në të cilën gjakut i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut ose hemoglobina.

Kur kjo ndodh, trupi juaj nuk thith oksigjen të mjaftueshëm, duke ju bërë të ngadaltë dhe duke ju dhënë simptoma të tjera të pakëndshme, të tilla si dhimbje koke dhe marrje mendsh.

Kanceri i mitrës
Disa nga shenjat më të hershme të dukshme të kancerit të mitrës janë: gjakderdhje të parregullta, gjakderdhje pas menopauzës, gjakderdhje gjatë ditëve normale, dhimbjet e forta gjatë akteve seksuale, shkruan Living. Në këtë rast nuk duhet të tregoheni indiferente.

Nëse keni probleme me periodat kjo gjë mund të shkaktohet nga tiroidet. Një ekzaminin do t’ju tregonte nëse çrregullimet tuaja të ciklit ndikohet nga sëmundja e tiroideve apo jo. Siç e shihni periodat nuk jane vetem për t’ju thënë a jeni shtatzënë apo jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button