Ja si shkoi rrjedha e sotme e “Revolucionit Laraman”

Nga PSP marshi “Revolucionit laraman” vazhdoi drejt Qeverisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Fasada e Qeverisë e cila u pastrua dhe u zbardh sot në mëngjes, sonte sërish u ngjyros nga protestuesit laraman.

„Kur regjimi do të na e merr një llastiqe, ne kthehemi me dy të tjera“, ishte komenti i qytetarëve të pranishëm para ndërtesës së qeverisë prej kur protestuesit me llastiqe hodhën tullumbace me ngjyrë drejt saj.

Protesta 01.06.2016
Protesta 01.06.2016
 Porosia e protestuesve „Shkupin do ta kthejmë“ ishte shënuar në rrugët e Shkupit. Sonte përpos furgonit “Revolucioni laraman” kishte për përforcim edhe një automjet të tipit “Zastava” të ngjyrosur me ngjyrat e revolucionit.
Protesta 01.06.2016
Protesta 01.06.2016

Protesta vazhdoi edhe para parlamentit, prej ku më pastaj demonstruesit u nisën drejt sheshit “Maqedonia”, ku përsëri hodhën ngjyrë në shatërvanin para monumentit të “Luftëtarit mbi kalë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button