Senzacionalizëm pa shkak dhe pa ndjeshmëri
[Recension: FOTO: Fatkeqësi e tmerrshme komunikacioni – deputeti Pavle Trajanov në përplasje të përballtë para Gjevgjelisë]
Nëse këtë recension e fillojmë nga titulli i kësaj përmbajtjeje mediatike:
Fatkeqësi e tmerrshme komunikacioni – deputeti Pavle Trajanov në përplasje të përballtë para Gjevgjelisë,
dhe nëse pastaj arrijmë, gjallë e shëndoshë, deri te epilogu edhe i ngjarjes edhe i tekstit:
Ai nuk është lënduar, ndërsa katër bashkëudhëtarët e dy veturave kanë pësuar lëndime, janë transferuar në klinika, dhe më pas të gjithë janë lëshuar për shërim në shtëpi,
në këtë udhëtim të shkurtër do të ballafaqohemi me një humnerë të pafund ndërmjet profesionalizmi dhe senzacionalizmit pa shkak.
Në të vërtetë, aspak nuk është për t’u nënçmuar ky aksident i komunikacionit, dhe për fat, pjesëmarrësit në të kanë kaluar shumë më mirë se ç’ka mundur të ndodhë, mirëpo kështu siç e paraqet titulli është – gënjeshtër e vërtetë!
Linku deri te artikulli origjinal: FОТО: Fatkeqësi e tmerrshme komunikacioni – deputeti Pavle Trajanov në përplasje të përballtë para Gjevgjelisë
Data dhe koha e publikimit: 30.05.2016, 12:10
Data e recensionit: 01.06.2016
Recensues: Zoran Bojarovski
TITULLI – GËNESHTËR E VËRTETË!
Nuk do të ndalemi shumë te dobësitë e shumta të këtij teksti. Përveç titullit, nuk ka asnjë deklaratë nga autoritetet ose ekspertët për fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur dy ditë më parë. Nuk ka asnjë deklaratë nga asnjëri prej pjesëmarrësve në këtë aksident, edhe pse njëri prej tyre është person i njohur, e poashtu asnjëri nuk është ndalur në spital për mjekim të mëtutjeshëm.
Në vend të kësaj, do t’i potencojmë disa nga rekomandimet (Doracaku për gazetarë) për raportim nga ngjarjet e këtilla. E para prej tyre thotë se duhet me qenë të sigurt në titull dhe në pjesën hyrëse të tekstit, dhe kjo duhet të përputhet me atë që e përmban teksti.
Rekomandimi tjetër thotë se kur raportohet për fatkeqësi ose për kriminalitet, gjithmonë duhet pasur kujdes se si kjo mund të ndikojë mbi viktimat dhe të afërmit e tyre. Duhet treguar respekt ndaj njerëzve të pikëlluar ose në gjendje të shokut.
Në fakt, këtë e parasheh edhe Kodi i gazetarëve në nenin 8:
Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi.
Në vend që t’u përmbahen këtyre rekomandimeve, para nesh kemi një përmbajtje nga ato të “pavlera”, “bulevardeske”, të cilat llogarisin në senzacionalizëm dhe lajme të paverifikuara që ta tërheqin dhe ta mbajnë interesimin e një rrethi më të gjerë të lexuesve. E paarsyeshme!
Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).