Gruevski: Ende nuk kemi biseduar me BDI-në për zgjedhje

Kryeministri Nikolla Gruevski, mohoi të ketë marrëveshje me BDI-në për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai madje tha se nuk ka pasur as bisedime me partinë e Ahmetit rreth çështjes së zgjedhjeve të parakohshme. 

“Jo, ende nuk kemi biseduar për këtë çështje”, tha Nikolla Gruevski.

Edhe BDI-ja mohoi para pak ditësh çfarëdo lloj bisedimesh me VMRO-në rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nga partia e Ahmetit thonë se me VMRO-në po negociojnë vetëm rreth zgjedhjeve presidenciale dhe kandidatit konsensual.

Lajme të ngjashme

Back to top button