Ahmetaj: Ekonomia shqiptare doli nga errësira

Në përfundim të mbledhjes së Qeverisë, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është shfaqur përpara kamerave për të ndarë edhe njëherë me publikun disa të dhëna për të cilat tha se janë prova që ekonomia shqiptare tashmë e ka kapërcyer periudhën e errët.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Arben Ahmetaj kumtoi për të dytën ditë radhazi daljen e ekonomisë nga kriza. Nga selia e Këshillit të Ministrave, kreu i Financave zgjodhi të fliste me simbolikën e krijesave mitologjike.
Përveç eksporteve, ministri u ndal edhe te rritja e tregisë së jashtme ndërsa shtoi se ajo nuk është ndikuar nga importi i tubave të gazsjellësit TAP.
Sipas ministrit, edhe shqiptarët e ndajnë të njëjtin optimizëm me në lidhje me ekonominë dhe e gjeti të konfirmuar te shifrat e kredisë konsumatore.
Ahmetaj theksoi se papunësia ka rënë nga 17.5 në 17.1%; një shifër që sipas tij ndonëse mbetet e lartë, është më e ulta në rajon. Ministri i Financave njoftoi se shumë shpejt do të jetë gati një paketë lehtësuese procedurash për sipërmarrjet, me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button