Zaev: Në Maqedoni patjetër duhet të ketë ndryshime

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot i ka vizituar dhe ka biseduar me prodhuesit e produkteve bujqësore, tregtarët dhe blerësit në tregun “Kvantashki” në Shkup, njofton Portalb.

Ashtu siç njofton LSDM, prodhuesit e produkteve bujqësore janë ankuar për gjendjen e keqe, si dhe çmimet mjaft të ulëta dhe për këtë arsye fëmijët e tyre po largohen nga Maqedonia.

“Unë shumë mirë i di dhe i kuptoj brengat e juaja. Institucionet nuk funksionojnë, në vend të interesit të qytetarëve, e mbrojnë interesin e pushtetit të kriminalizuar. Maqedonisë i duan ndryshime, veçmas në bujqësi”, tha lideri Zaev.

Lideri i socialdemokratëve shtoi se krizën e thellë e ka shkaktuar Nikolla Gurevski, e cila krizë patjetër që sa më shpejt të mbarojë me zgjedhje të rregullta, të lira fer dhe demokratike, transmeton Portalb.

“Shohim se Gruevski ikë prej zgjedhjeve të lira, frikohet, shpreson se do ta shpëtojë lëkurën e vet. Por, nuk do të ketë shpëtim për kriminalët. Falja patjetër të tërhiqet, ligjet duhet të jenë të barabartë për të gjithë qytetarët. Shteti patjetër të drejtohet nga zgjidhja e problemeve të qytetarëve”, tha Zaev.

Ai ka porositur se ndryshimet në Maqedoni do të ndodhin me zgjedhjet e lira, ndërkaq i ka inkurajuar qytetarët se me ardhjen e këtyre ndryshimeve do të vijë edhe ardhmëria e mirë dhe e sigurt për të gjithë qytetarët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button