Njihuni me gazetaren 10 vjeçare nga Palestina

Janna Xhihadi Ayyad nga Palestina beson se është detyra e saj që të për të regjistruar padrejtësitë izraelite në të gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor dhe më gjerë, transmeton Klan Kosova.

Janna e cila ka mbushur 10 vjet këtë muaj, konsideron veten në mesin e gazetarëve më të reja në botë.

Një banor i fshatit i quajtur Nabi Saleh, në bregun e pushtuar perëndimor së bashku me shumë fëmijë të tjerë, rregullisht marrin pjesë në demonstrata kundër pushtimit izraelit, transmeton Klan Kosova.

Ajo fillimisht ka bërë video të asaj që po ndodhte në fshatin e saj kur ajo ishte vetëm shtatë vjeçare.

“Nuk ka shumë gazetarë të cilët na dërgojnë mesazhe nga Palestina në botq, kështu që unë mendova “pse mos t’i dërgoj unë mesazhin tim”, tha Janna për Al Jazeera.

Në Facebook, Janna e përshkruan veten si një personalitet të lajmeve, dhe ka tërhequr më shumë se 22.000 ndjekës.

Faqja e saj e përfshin disa nga videot e saj ku ka marrë pjesë në demonstrata dhe është përballur me ushtarë izraelitë. Raportet e saj janë dorëzuar në të dy  gjuhët, arabisht dhe anglisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button