Kryeministri ukrainas jep dorëheqje

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka dhënë dorëheqje. Njoftimi vjen derisa parlamenti ka hapur një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për protestat antiqeveritare.

Azarov ka thënë se jep dorëheqje në përpjekje për të krijuar një mundësi më shumë për kompromis politik.

Gjatë fundjavës, presidenti Viktor Yanukovych i ka ofruar postin e kryeministrit njërit prej udhëheqësve të opozitës, Arseniy Yatsenyuk, por ai e ka hedhur poshtë ofertën.

Në prag të seancës së sotme, Yanukovyh ka takuar tre udhëheqësit kryesorë të opozitës, me të cilët ka rëndë dakord që të shfuqizojë ligjet anti-protestë, të miratuara nga parlamenti, më 16 janar.

Lajme të ngjashme

Back to top button