Ushqimet që eliminojnë helmet dhe pastrojnë gjakun

Nëse dëshironi ta pastroni gjakun tuaj dhe në një mënyrë ta ripërtërini trupin tuaj, duhet që në dietën tuaj të përditshme t’i përfshini ushqimet që vijojnë në listën e mëposhtme.

Hudhër

Hudhra është burim i pasur i sulfurit, mineral esencial i cili ndihmon organizmin në eliminimin e toksinave. Ajo e stimulon mëlçinë të prodhojë enzime për detoksifikim të cilat i largojnë toksinat nga gjaku.

Molla

Vitaminat, mineralet dhe fibrat janë vetëm disa nga “gjërat” që përmban molla. Disa komponentë të cilat i përmban molla e stimulojnë prodhimin e lëngut biliar dhe ndihmojnë mëlçinë në eliminimin e toksinave.

Panxhari

Për shkak të antioksidantëve dhe materieve të tjera të dobishme, panxhari është një armë e mirë për mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira dhe për stimulimin e mëlçisë për eliminim më të madh të toksinave nga gjaku.

Majdanozi

Majdanozi ndikon si diuretik i cili i ndihmon veshkave për ta bërë punën e tyre dhe për të eleminuar toksinat e tepërta nëpërmjet urinës.

Karrota

Karrotat janë të pasura me vitamina (A, B6, C dhe K), kalium dhe glutation, proteinë për pastrimin e mëlçisë, shkruan femina.al. Për efekt më të mirë gjatë detoksifikimit, duhet të konsumohen të freskët sepse gjatë gatimit shkatërrohet glutationi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button