Thaçi sot në Sofje, mban fjalim në SEECP

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, krahas liderëve të tjerë të Ballkanit, po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po zhvillon punimet në kryeqytetin bullgar.

Lajmi i konfirmuar nga zyra e Presidentit, thotë se Thaçi do të mbaj fjalim në sesionin plenar të këtij samiti të titulluar: “Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore – çelës i bashkëpunimit rajonal për 20 vite”.

Presidenti i Kosovës, do të flas me theks të veçantë për fqinjësinë e mirë dhe integrimin e shteteve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Kosovës, gjithashtu do të zhvillojë takim bilateral me homologun e tij bullgar, Rosen Pevneliev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button