Prezantim i Raportit për gjendjen me fëmijët dhe të rinjtë

Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë, Ixhet Memeti sot do ta prezantojë Raportin e posaçëm për gjendjen me fëmijët dhe të rinjtë me probleme edukativo-sociale dhe sjellje të çrregulluar të vendosur në institucione.

Theks i veçantë në raport është vënë në Shtëpinë edukativo-përmirësuese Tetovë, e cila për momentin është përkohësisht e vendosur në Entin ndëshkues-përmirësues Burgu-Ohër.

Hulumtimi i cili përmbahet në Raportin e posaçëm, siç thonë nga Zyra e Avokatit të Popullit, është bërë nga Sektori për mbrojtje të fëmijëve dhe personave me nevoja të posaçme në periudhën mars – maj 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button