Kuvendi e miratoi Raportin për punën e DPTP në vitin 2015

Kuvendi i RM-së dje pasdite miratoi raportin vjetor për punën e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale në vitin 2015. Duke iu referuar raportit të Pribesë, deputeti i LSDM-së Pançe Orcev tha se Drejtoria ka treguar mungesë të vullnetit realisht për ta treguar situatën në rajonin e tij. Tha se puna e tij e reflekton politikën negative të pushtetit dhe është në kundërshtim me interesat e qytetarëve.

Partia opozitare votoi kundër raportit pse Drejtoria nuk është aktivizuar vitin e kaluar kur u publikuan të ashtuquajturat bombat me bisedat e përgjuara dhe kur është shkelur e drejta e privatësisë përmes bisedave të incizuara të paligjshme. E kritikuan drejtorin paraprak i cili ka thënë se Drejtoria nuk mund të veprojë derisa zbatohen hetimet penale dhe preferoi të mos përfshihet që të mos akuzohet se mban anë. Sipas LSDM-së, kjo tregon se institucioni nuk është i pavarur.

Akuza të ndërsjella midis deputetëve të pushtetit dhe opozitës kishte edhe pas raportit për punën e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës në vitin 2015, të cilin deputetët e LSDM-së e quajtën komisioni për mbrojtje të monopolizmit dhe të konkurrencës jobesnike. Ata votuan kundër sepse raporti nuk i përmban të dhënat për atë sa para si ndihmë shtetërore marrin investitorët e huaj, sipas tyre, nuk mund të arsyetohet si sekret afarist.

Pa debat pasdite u votuan edhe raportet vjetore për punën e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurën administrative dhe procedurën nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë dhe të komisionit shtetëror për vendosje në shkallën e dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurën kundërvajtëse në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button