Gjermani: Tre persona hubim jetën nga shiu i madh

Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e shiut të pandërprerë në Gjermani, njofton 21 Media.

Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar nga përmbytjet në jugperëndim të Gjermanisë ku natën e kaluar ka rënë shi pandërprerë.

Sipas llogaritjes së meteorologëve natën e kaluar ka rënë shi më shumë se që bie për një muaj. Autoritetet kanë thënë se në një fshat të Shtutgartit ka vdekur një zjarrfikës derisa ka tentuar të shpëtojë një banor i cili po ashtu kishte  vdekur. Në fshatin tjetër një banor ka vdekur derisa ka mbetur në bodrumin e shtëpisë së tij.

Dëme nga shtrëngata dhe shiu i madh ka edhe në krahinën e Baden Wutermberg. Disa njerëz janë shpëtuar nga veturat, të cilat kanë mbetur në rrugë e në disa vende tjera ka dëme në toka bujqësore, kanë bërë të ditur agjencia DPA.

Ndryshe, shtatë mijë zjarrfikës, policë dhe pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë dërguar në ndihmë banorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button