Pastrohet Kuvendi nga “Revolucioni Laraman”

Fasada dhe dritaret e Kuvendit të Maqedonisë, sot po pastrohen nga ngjyrat e “Revolucionit Laraman. Të premten policia ka vendosur kordon dhe nuk ka lejuar që protestuesit të cilët çdo ditë i gjuajnë me ngjyrë institucionet e shtetit, të afrohen në afërsi të ndërtesës. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar që protestuesit ta ngjyrosin fasadën e Kuvendit, njofton Portalb.

Me gjuajtëse të improvizuar, protestuesit kanë arritur që balonët me ngjyra t’i gjuajnë drejt ndërtesës.

Përndryshe “Revolucioni Laraman”, më shumë se 1 muaj e gjysmë po proteston nëpër rrugët e Maqedonisë, kundër vendimit të 12 prillit të presidentit Ivanov, për t’i falë të gjithë politikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre që janë nën hetime.

Vendimi i Ivanovit më 27 maj, që ta tërheqë pjesërisht vendimin e 12 prillit, gjegjësisht ta shfuqizojë vendimin për 22 politikanë të eksponuar, nuk i ka ndaluar protestuesit që të vazhdojnë me protesta nëpër rrugët e Shkup dhe mbarë qyteteve të Maqedonisë.

“Revolucioni Laraman”, ka shtruar një sërë kërkesash, ku kryesorja prej tyre është që vendimi për falje nga Ivanovi, të tërhiqet në tërësi dhe Prokuroria Speciale ta kryej punën e saj pa obstruksione nga pushteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button