Delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë merr pjesë në konferencën e Parlamentit Evropian

Në organizim të Drejtorisë për politika të përgjithshme dhe të jashtme të Bashkimit Evropian, gjegjësisht Sektori për aktivitete para inkuadrimit, sot dhe nesër në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretërinë e Belgjikës do të mbahet konferencë ndërparlamentare me temë: “Interaksion mes grupeve politike, partive dhe Qeverisë në procesin e inkuadrimit në BE”.

Siç njoftoi shërbimi i kuvendit për shtyp, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në këtë ngjarje do të marrin pjesë deputetët Talat Xhaferi, Imer Aliu, Sasho Vasilevski dhe Lidija Dimova.

Në konferencë, do të diskutohet për partitë politike në parlament, në kontekst të rolit të shumicës dhe opozitës dhe përvojave të opozitës konstruktive, roli i familjeve politike në dinamikën partiake, kontrolli parlamentar ndaj qeverisë dhe mbështetje të qeverisë, transparencë dhe përgjegjësi, kodeksi parlamentar i sjelljes dhe interesat e grupeve dhe lobistët, si dhe për lidhjen e parlamentarëve me qytetarët, lëvizjet sociale dhe mjetet demokratike.

Takimi do të hapet nga ana e kryetarit të Partisë së socialistëve evropian në Parlamentin Evropian, Sergej Stanishev, ndërsa është paraparë pjesëmarrje e eurodeputetëve Tanja Fajon, nënkryetare e Grupit të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve të PE-së, Gabi Cimer, kryetare e Majtisëtve të bashkuar evropianë – e majta e gjelbër nordike, Morten Mesershmid, nënkryetari i konservativëve dhe reformistëve evropianë të PE-së, Knut Flekenshtajn, zëvendëskryetar i Grupit të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve. Në forum do të marrë pjesë edhe Daunte Hubner dhe Barbara Spineli, kryetar dhe zëvendëskryetar i Komisionit për çështje kushtetuese të PE-së dhe Eduard Kukan, kryetar i grupit punues për Ballkanin Perëndimor i Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së.

Pjesë nga Konferenca do të jenë edhe përfaqësues të parlamenteve kombëtare të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, me qëllim që të këmbehen përvojat rajonale dhe pikëpamjet për sfidat e ardhshme në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button