Pendarovski:Yee pa propozime dhe iniciativa, vetëm në vizitë zyrtare

Hoyt Brian Yee, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit për Evropë dhe Euroazi në SHBA mbështet plotësisht integrimin Euro Atlantik të Maqedonisë dhe dëshiron zgjidhje sa më të shpejtë të çështjeve të hapura që paraqesin pengesë për integrimin e vendit në NATO dhe BE, por edhe vazhdimësi në realizimin e reformave demokratike.

Stevo Pendarovski nga Këshilli për sigurim dhe integrim në NATO në LSDM, bën të ditur se vizita e Yee nuk ka të bëjë asgjë me zgjidhjen e çështjes së emrit apo me zgjedhjet e parakohshme.

“Unë vlerësoj se vizita e Yee është thjesht vizite zyrtare e cila është planifikuar muaj më parë, andaj vlerësoj se ai do të përmend çështjen e emrit apo ndoshta edhe zgjedhjet e parakohshme, por megjithatë jam i sigurt që ai nuk vjen me ndonjë iniciativë për zgjidhje të këtyre çështjeve”, tha për Portalb, Pendarovski.

Ai shtoi se zëvendës ndihmës sekretari Yee nuk do të ketë qëndrim, por do të thotë se vazhdoni punën ashtu siç juve ju duket që do të zgjidh këto çështje kyçe në Maqedoni.

Mes takimeve të shumta që realizoi Yee, ai po ashtu u takua edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, i cili tha se pa anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, nuk mund të ketë stabilitet, siguri të plotë si dhe marrëdhënie të mira ndërkombëtare mes bashkësive që jetojnë në këtë shtet.

Ahmeti po ashtu ka theksuar se është koha për integrimin e bashkësisë ndërkombëtare, e udhëhequr nga SHBA, për arsye se palët janë shumë afër zgjidhjes së çështjes së emrit, duke pasur parasysh propozimin e fundit të Nimicit, i cili nuk rrezikon as identitetin e as gjuhën e bashkësisë maqedonase.

Kompromisi në mes dy palëve mund të arrihet vetëm nëse bashkësia ndërkombëtare i ul në një tavolinë bisedimi sa më parë që të jetë e mundur, tha për fund Ahemti.

Lajme të ngjashme

Back to top button