Ushqimet që sugjeron një instruktor palestre

Përpara stërvitjes së mëngjesit duhet të konsumoni peshk ton me domate, vaj ulliri dhe pak rigon. Kjo ju siguron uljen e proteinave dhe të yndyrave esenciale. Peshku ton është një nga 6 llojet e peshkut që ju ndihmojnë të bini në peshë.

Jeni të lodhur nga dietat? Mjafton të pyesni një instruktor se çfarë duhet të hani. Shumë ushqime, që ju mendoni se nuk janë të shëndetshme, në të vërtetë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm.

Stërvitje e vështirë, punë e vështirë, jetë e vështirë. Shampanja është e keqe për shëndetin, por shumë e mirë për shpirtin. Një gotë shampanjë nuk dëmton askënd.

Avokadot të japin energji dhe duhet t’i konsumoni para dhe pas stërvitjes. Mund t’i hani në sallatë ose si frutë.

Mandarinat janë fruta me vitamina esenciale dhe të japin shumë energji.

Proteinat ndihmojnë në shërimin e muskujve. Kosi grek ose, siç njihet ndryshe, kosi me yndyrë, nuk është një zgjedhje e keqe në qoftë se ha pa e tepruar.

Pas stërvitjes një biftek është ushqimi i vetëm që mund t’ju kënaqë. Peshat e rënda dëmtojnë muskujt dhe mishi i kuq ju ndihmon për t’i riparua

Kjo frutë përmban elektrolite dhe një nivel të lartë uji. Gjithashtu duke ngrënë shalqi mund të përfitoni sheqernat që trupi ka nevojë dhe i keni humbur gjatë stërvitjes.

Bajamet ju ndihmojnë sa herë që ndiheni të uritur sepse kanë proteina. Por bajamet dhe gjalpin e tyre duhet ta konsumoni në pjesë të vogla.

Tërshëra është një ushqim që përgatitet shpejt dhe ka shumë fibra. Mund të shoqërohet me arra, fruta. Tërshëra ju ndihmon për të tretur më thjeshtë ushqimet e konsumuara.

Batha është një lloj perime jeshile, që ju jep energji dhe është e dobishme për njerëz që vuajnë nga inflamacionet e stomakut.

Vezët janë të pasura me proteina, yndyra të shëndetshme dhe vitamina. Vezët ju japin energji.

Lakra jeshile është një nga perimet më të shëndetshme. Ajo ju ndihmon në uljen e kolesterolit dhe shmang prekjen nga kanceri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button