‘Spiun’ të akuzuarit kanë liferuar të dhëna dhe për vehabizmin në Maqedoni

Sipas aktakuzës që sot u bë publike për rastin “Spiun”, 12 të akuzuarit kanë përdorur emra të rremë për të komunikuar me shërbimet e inteligjencës hungareze, greke, ruse si dhe lidhje satelitore për dërgim të dokumenteve.

Në këtë rast ka qenë i përfshirë edhe gazetari Zoran Bozhinovski i cili duhet të ekstradohet nga Serbia. Ai dhe dy të akuzuar të tjerë që nuk kanë qasje ende, janë ndarë nga procedura. 

Sipas aktakuzës, të dyshuarit kanë mbledhur dhe shpërndarë këto të dhëna: Sekrete shtetërore dhe dokumente aktuale për situatën politike në vend, të dhëna për “vehabizmin” dhe strukturat radikale në Maqedoni dhe Shqipëri dhe për strukturat që financojnë dhe ndihmojnë ata, të dhëna për gjendjet në bashkësitë fetare, të dhëna për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në shtet nga aspekti i rreziqeve dhe eskalimeve të mundshme, programe dhe plane për vizita dhe qëndrime të përfaqësuesve të lartë të shërbimeve informative të huaja. 

Ata janë udhëhequr nga i dyshuari Marjan Efremov, ish i punësuar në DZK i cili për interesa materiale personale ka mbledhur të dhëna nga shërbimet e inteligjencës së shtetit të cilat ua ka shitur atyre shërbimeve sekrete të shteteve të cilët kanë qenë të interesuar. Ai i ka dërguar në shërbimet sekrete të huaja.

Një pjesë e të akuzuarve kanë mbledhur dokumente për biznesmen dhe fytyra publike nga vendi të cilat i kanë shfrytëzuar për kërcënime të këtyre personave, se do t’i publikojnë në publik informacionet që do të dëmtojnë imazhin e tyre dhe kanë detyruar tu paguhen para. 
Procesi gjyqësor “Spiun” sot në Gjykatën penale në Shkup filloi me procedurë sigurie në të cilën kaluan avokatët dhe gazetarët. 

Procesi në pjesë të madhe, ose në kërkim të dhjetëra të akuzuarve, krejtësisht do të jetë i mbyllur për opinion. 

Lajme të ngjashme

Back to top button