Mossack Fonseca do të mbyll zyrat në disa vende

Kompania ligjore që ishte në qendër të skandalit Panama Papers ka marrë vendim që të mbyll zyrat e saj në territorin britanez Jersey, Ishullin Main dhe Gjibraltar, shkruan The Gurardian, transmeton Klan Kosova.

Mossack Fonseca ka deklaruar qe do të pushoj aktivitetin e saj në territoret e lartpërmendura, megjithatë do të vazhdoj t’ju shërbej të gjithë klientëve të saj.

“Ky vendim është ndërmarrë me shumë keqardhje ngaqë Mossack Fonseca ka qenë prezente në ato lokacione për më shume se 20 vite” ka deklaruar kompania ligjore e bazuar në Panama.

Vendimi në fjale vjen tetë javë pas publikimit të parë të skandalit Panama Papaers.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button