Donika Gërvallës i ndalohet sërish pjesëmarrja në Kuvendin e LDK-së (Video)

Donika Gërvalla, kryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani edhe sot nuk është lejuar të hyjë në Kuvendin e Punës së LDK-së.

Gërvalla nuk u lejua të marrë pjesë pasi thuhet se nuk kishte ftesë për Kuvendin e Punës së LDLK-së, njofton Klan Kosova.

Në Kuvend janë lejuar të marrin pjesë anëtarë të tjerë të LDK-së, ndonëse nuk kishin ftesa, por jo edhe Gërvalla.

Gërvalla edhe para disa ditësh nuk u lejuar të marrë pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button