Ukraina planifikon ndërprerjen e importit të gazit deri në vitin 2020

Ministri i Energjisë dhe Minierave i Ukrainës, Ihor Nasalyk, deklaroi se vendi i tij përmes rritjes së prodhimit të gazit natyror deri në vitin 2020, ka për qëllim që të ndalojë importin e gazit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç transmeton agjencia shtetërore ukrainase e lajmeve, Nasalyk në Kiev tha se është i bindur se në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2020 Ukraina do të jetë në gjendje të eliminojë nevojën e importit të gazit.

Ministri theksoi se me miratimin e masave të cilat i propozoi, do të mundësohet rritja e prodhimit të gazit për 7 deri në 7.5 miliardë metra kub në periudhën e lartpërmendur.

Ukraina ka për qëllim që të bëhet e pavarur nga gazi rus duke rritur prodhimin vendor dhe të përmbushë 50 përqind të nevojave të tyre për gaz në sistemin e saj për magazinim, që momentalisht ka 16.7 miliardë metra kub.

Kapaciteti i sistemit ukrainas për magazinim të gazit është 32 miliardë metra kub, ndërsa vendi momentalisht shfrytëzon vetëm 17 miliardë metra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button