Presidenti rus vizitë 2-ditore në Greqi

Presidenti rus Vladimir Putin nis sot në Greqi një vizitë dyditore, e para prej vitit 2007. Siç shkruajnë mediat greke, thelbi i vizitës është rigjallërimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, njfoton ABC News.
Pritet që me autoritetet greke të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ekonomike, kryesisht për naftën dhe gazin. Mes marrëveshjeve është edhe rivënia në jetë e projektit të gazsjellësit Sauth Strim, që transporton gazin rus përmes Greqisë drejt Europës. Putin shoqërohet nga ministrat rusë të Jashtëm, të Kulturës, Energjisë dhe nga krerët e kompanive Gasprom dhe Rosneft. Autoritetet greke kanë marrë masa të rrepta sigurie për këtë vizitë, duke angazhuar të paktën 2500 policë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button