Nuk ka zgjedhje nuk ka rritje të pagave për gjykatësit

Asgjë nga e premtuara për rritjen e pagave për 35% për gjykatësit. Pagat ngelet ashtu  si[ kanë qenë sepse zgjedhjet e 5 qershorit janë anuluar, ndërkaq Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik ua ka sqaruar ministri i Financave, Zoran Stavreski se për momentin në buxhet nuk ka para për rritjen e pagave, thonë burimet e SDK nga dy këshillet, transmeton Portalb.

Për dallim nga gjykatësit, që premtimet ngelën vetëm në letër, të paktën prokurorët janë përforcuar me para përpara dy muajve. Ata me vonesë prej 15ditëve, kanë marrë pagë me 35% rritje si shtesë të pagës, por nga muaji tjetër paga u është kthyer me të vjetrën, pa para shtesë.

Prokurori publik shtetëror, Marko Zvërlevski, thonë prokurorët, u ka sqaruar kolegëve se për shkak të implikimeve financiare, rritja e pagave për 35% tani për tani nuk është e mundur. Vetëm një pagë më të lartë e kanë marrë edhe të punësuarit në shërbimet profesionale në Prokurori. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button