Përfundon e dhunshme protesta e studentëve në Kili

Një protestë e studentëve në Kili ka përfunduar e dhunshme pasi që policia ka përdorë gaz lotsjellës dhe ujë me presion për ta shpërndarë turmën.

Sipas qeverisë, protestuesit kanë refuzuar për ta marrë një rrugë alternative që kishte sugjeruar policia dhe kishin filluar që të gjuanin gurë në drejtim të tyre, transmeton Klan Kosova.

Kurse studentët kanë thënë se ata ishin sulmuar brutalisht nga policia.

Studentët po kërkojnë që qeveria e Michelle Bachelet të përshpejtojë reformat që garantojnë arsim falas universitar për të gjithë qytetarët.

Presidentja Bachelet mori detyrën në vitin 2014 duke premtuar për të zbatuar një numër masash sociale për të ulur pabarazinë. Ky është mandati i dytë i Bachelet pasi që ajo ishte presidente për herë të parë në vitet 2006-2010.

kili2

kili3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button