Përleshje në kampin e refugjatëve në Francë, 3 të vdekur dhe 40 të plagosur

Gjatë konfliktit që ndodhi në kampin e qytetit Calais në Francë gjatë shpërndarjes së ushqimit, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 40 të tjerë janë lënduar, prej të cilëve pesë më rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari i AA-së, përplasja verbale që lindi mes refugjatëve afganë dhe sudanezë gjatë shpërndarjes së ushqimit kaloi në përleshje fizike. Gjatë kësaj ngjarjeje, refugjatët afganë ua vënë flakën 250 tendave në kapin Jungle. Në përleshjen në të cilën morën pjesë shumica e refugjatëve, humbën jetën tre persona, ndërsa 40 të tjerë u lënduan, prej të cilëve pesë më rëndë.

Njoftohet se në mesin e të lënduarve gjendeshin edhe persona nga një grup vullnetarë të cilët bënin shpërndarjen e ushqimit, ndërsa mësohet se 250 tendave i është vënë zjarri. Gjithashtu u bë e ditur se në mesin e tendave të djegura gjendeshin edhe dy kuzhina në të cilat përgatitej ushqim vullnetarisht për shpërndarje.

Njëri nga grupet më të mëdha vullnetare në Jungle, Care4Calais, në një deklaratë përmes llogarisë në median sociale, ka njoftuar se në mesin e 250 tendave të djegura jashtë kanë ngelur 500 persona. Në deklaratë thuhet se kanë nevojë për dyshekë gjumi, tenda dhe batanije për personat të cilëve u janë djegur tendat.

Kampi Jungle, në të cilin jetojnë afërsisht 5 mijë refugjatë, me “strukturën autonome” njihet si njëri nga kampet më të rrezikshme të refugjatëve në botë. Në këtë kamp ku pohohet se qasja në substanca narkotike dhe armë është mjaftë e lehtë, të pranishëm janë edhe grupe të ndryshme mafioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button