Hajndëll: Të gjithë të dyshuarit nga skandali i përgjimeve, të përgjigjen përpara ligjit

Marrëveshja e Përzhinos edhe më tej është bazë për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike, thotë në një intervistë për “Dojçe Vele”, i dërguari special i Gjermanisë për Maqedoninë, Johanes Hajndëll dhe shton se “amnistimi i prillit për politikanët nga ana e presidentit Gjorge Ivanov i ka varrosur përpjekjet e deritanishme dhe nuk është në pajtueshmëri me marrëveshjen”, njofton Portalb.

“Zgjidhjet dalin nga Marrëveshja e Përzhinos, e cila jep parametra të qarta për të cilat partitë janë obliguar nga vera e kaluar”, thotë Hajndëll.

Ai pajtohet se qëndrimet e ministrit shtetëror Gjerman, Mihal Roth, i cili të hënën në Brukes shprehu “shqetësim ekstrem për gjendjen e brendshme politike në Maqedoni” dhe shoti se nuk guxon më tej të lihet “në test durimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian”, transmeton Portalb.

I dërguari special nuk e përjashton mundësinë për pasoja për të gjithë individët që do t’i pengojnë ndryshimet dhe ai në intervistë foli për afate të qarta të cilat patjetër duhet të zbatohen obligimet.

Ai gjithashtu ka porositur se Prokurorisë Speciale patjetër duhet t’i sigurohet punë e papengueshme, Ivanov ta tërheqë vendimin për falje, ndërkaq të gjithë të dyshuarit nga skandali i përgjimeve, të përgjigjen përpara ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button