RDM: Dënimet ndaj Pirovskës, Najçevskës dhe Kallajxhievit, të papranueshme dhe skandaloze

Partia politike RDM i vlerëson si të papranueshme dhe trysni skandaloze politike, dënimet ndaj kryetares së Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Urania Pirovska, profesoreshës universitare dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska dhe profesorit universitar, Gordan Kallajxhiev, njofton Portalb.

“Janë të qarta qëllimet që nëpërmjet montimit të proceseve politike duan t’i frikësojnë qytetarët dhe aktivistët që janë në mbrojtje të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirisë së qytetarëve në Maqedoni”, reagojnë nga RDM.

Sipas tyre, dënimi ndaj personave të lartpërmendur i shkelë të drejtat dhe liritë të garantuara me Kushtetutën e Maqedonisë. /Portalb.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button