Evitohet përleshje mes protestuesve dhe kundërprotestuesve (FOTO+VIDEO)

Përderisa një grumbull qytetarësh janë mbledhur përpara stacionit policor “Beko” për t’i përkrahur dy aktivistet për të drejtat e njeriut Mirjana Najçevska dhe Urania Pirovska, një grup i vogël i qytetarëve ka dalë në kundër protestë, gjegjësisht me pankarta se “aktivistet janë huligane”, “populli nuk është budalla” dhe me thirrje kundër aktivisteve, që sot u thirrën në bisedë informative nga MPB, për shkak të pjesëmarrjes në protestat e “Revolucionit Laraman”, gjegjësisht për gjuajtje me ngjyrë ndaj institucioneve.

Protestuesit dhe kundërprotestuesit janë afruar dhe në mënyrë verbale janë përleshur, megjithatë, policia ka arritur që t’i shpërndajë të dy grupet, duke evituar përleshje fizike.

E gjithë kjo ka ndodhur gjatë kohës kur Pirovska ka qenë brenda stacionit policor duke dhënë deklaratë.

55555

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button