Kërkohet më shumë përgjegjësi nga BE-ja për Sirinë

Presidenti i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Evropian Elmar Brok tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë më shumë përgjegjësi në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Brok pas një takimi në PE në Bruksel me kryetarin e Koalicionit Kombëtar të Forcave Opozitare dhe revulucionare të Sirisë, Enes El-Abde ka rënë disa deklaratë për anëtarët e medias.

Duke vënë në dukje se ndjen kënaqësi që nga takimi i kryer ka marrë të dhënat e drejta nga El-Abde në lidhje me Sirinë, Brok u shpreh se: “Në Siri ka luftëra të përfaqësuara. Kjo situatë vazhdon në nivele të ndryshme. Ne në Siri mbështesim zgjidhje paqësore në kuadër të mbizotërimit të demokracisë, respektetit ndaj të të drejtave të njeriut dhe mbizotërimin e ligjit”.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se si BE dëshirojnë një zgjidhje politike në Siri, Bork tha se “BE-ja duhet të marrë më shumë përgjegjësi në Siri. Lufta në Siri në të njëjtën kohë është edhe shkaktari kryesor për krizën e refugjatëve në Evropë. Për këtë arsye si vende anëtare të BE-së në mënyrë të kordinuar duhet të ofrojmë më shumë kontribut për zgjidhjen e këtij problemi”.

Ndërsa kryetari i Koalicionit Kombëtar të Forcave Opozitare dhe revulucionare të Sirisë, Enes El-Abde tha se: “Këtu kemi diskutuar në mënyrë të ndërsjellë në lidhje me ato që duhet të bëhen në Siri. Shpreh falënderime ndaj BE-së për mbështetjen që ka dhënë për 5 vite si për ndihmat humanitare ashtu edhe për mbështetjet e dhëna ndaj sirianëve dhe Koaliconit Kombëtar të Sirisë”.

Duke vënë në dukje se dëshirojnë që BE-ja të vazhdojë mbështetjet e saj, Abde theksoi se “Nga pikëpamja e mbështetjes politike kërkojmë nga Evropa që të ndërmarrë një rol më të madh në Siri. Gjithashtu për të siguruar një konsensus të paqes dhe politik në Siri dëshirojmë që BE-ja të jetë partnere me ne në bisedimet e realizuara në Gjenevë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button