Qeveria nuk ka arsyetim për shitjen skandaloze të tokës në Komunën Qendër

“Ministria për Transport dhe Lidhje, nuk u prononcua për atë se kush është përgjegjës për tenderin skandaloz për shitjen e tokës shtetërore”, thuhet në reagimin e Komunës Qendër.

Komuna Qendër ka reaguar ndaj tendencave të qeverisë e cila nëpërmjet Ministrisë për Transport dhe Lidhje mundohet në mënyrë të thjesht të mbulojë shitjen skandaloze të tokës për 71 denarë metër katrorë, në territorin e Komunës Qendër.

Ministria për Transport dhe Lidhje, nuk u prononcua për atë se kush është përgjegjës për tenderin skandaloz për shitjen e tokës shtetërore. Nuk është  vërtetë se kjo ministri nuk ka pasur informacion se përveç shtetit, parcela ka edhe tre pronarë të tjerë”, thuhet në reagimin e Komunës Qendër.

Komuna qendër njofton se këto të dhëna për tokën shtetërorë në territorin e kësaj komune i ka marrë nga Kadastra, në shtatorë të vitit 2013 dhe kanë qenë publike, që do të thotë se kanë qenë njohura edhe për Ministrinë për Transport dhe Lidhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button