Bilall Kasami takohet me PPD-në

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në selinë e Lëvizjes në Shkup, ka realizuar një takim me kryetarin e PPD-së, Faton Aliti.

“Në këtë takim u bashkëbisedua për situatat aktuale politike në Maqedoni, kurse BESA dhe PPD si anëtare të Këshillit Opozitar, kanë mbetur në qëndrimin e përbashkët se bashkërendimi i forcave opozitare duhet të realizohet, që më pas e keqja e shqiptarëve e identifikuar me keqqeverisjen totale të BDI-së të bie më shpejt. Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla miqësore të ketë edhe në të ardhmen me qëllim të koordinimit të politikave që kanë të bëjnë me interesin shqiptar në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button