Gjykata Themelore refuzon masat e PSP-së për të dyshuarit në rastin “TNT”

Gjykata Themelore ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për marrjen e dokumenteve të udhëtimit nga e dyshuara e parë- inspektorja ndërtimore nga Komuna e Gazi Babës dhe tre të tjerëve të dyshuar në rastin “TNT”, transmeton Portalb.

“Në raport me rastin e njohur si “TNT”, gjykatësi i procedurës paraprake pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimit dhe pas dëgjimit të katër të dyshuarve ka sjellur vendim me të cilin e refuzon kërkesën e PSP për caktimin e masës për sigurim të prezencës, marrje të përkohshme të dokumenteve për udhëtim dhe detyrime ndaj të dyshuarit që të paraqitet kohë pas kohë në organet kompetente”, informojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Nga PSP kanë të drejtë të ankohen deri të Këshilli penal në afat prej 24 orëve.

I dyshuari i parë në këtë rast është inspektorja ndërtimtare e Komunës së Gazi Babës e cila e ka filluar procedurën për shembje. Të dyshuar janë edhe tre anëtarë të Komisionit për kryerjen e prokurimit publik. PSP, për të gjithë deri në Gjykatën Penale ka propozuar masa për siguri.

Gjykatësi në procedurë penale, më 17 maj, e ka prolonguar marrjen në pyetje të katër të dyshuarve të rastit “TNT”. Prolongimi është bërë me kërkesë të palës mbrojtëse, të cilët kanë kërkuar kohë shtesë që ta mbarojnë inspektimin e lëndës dhe dëshmive.

Rasti “TNT”, për herë të parë është hapur në një konferencë për shtyp të Prokurorisë Speciale më 21 prill të këtij viti. Me atë, ashtu siç kanë thënë nga PSP, është bërë krim nga ana e pushtetit lokal. Me urdhër të pushtetit, gjegjësisht të ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, kryetari i Komunës së Gazibabës, Toni Trajkovski është dashur që ta shembë objektin “Kosmos”, vetëm pse pronari i atij objekti, Fijat Canovski, ka dalë nga koalicioni me partinë në pushtet dhe ka lidhur koalicion me opozitën, gjegjësisht me LSDM-në, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button