Ministri i Jashtëm i Polonisë kritikon BE-në

Ministri i Jashtëm i Polonisë, ka akuzuar udhëheqësit e BE-së se po ndërmarrin vendime, të cilat bien ndesh me rregulloret, njofton 21Media.

Tendosjet mes Polonisë dhe BE-së po thellohen gjithnjë e më shumë. Këtë e dëshmon edhe deklarata e sotme e shefit të diplomacisë polake, i cili reagoi pas paralajmërimit të Brukselit se mund të vendos sanksione kundër Varshavës.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Vitold Vashçikovski, ka akuzuar udhëheqësit e Bashkimit Evropian se po ndërmarrin vendime, të cilat bien ndesh me rregulloret.

Komisioni i Evropës së shpejti pritet të jep vlerësimin për sundimin e ligjit në Poloni dhe krizës kushtetuese që po mbretëron në vend, ndërsa Varshavës zyrtare i ka dhënë afat deri të hënën e ardhshme që të gjej një zgjidhje, duke kërcënuar Poloninë me sanksione, nëse gjendet një rrugëdalje.

Vashçikovski tha se kërcënimi me sanksione tejkalon atë që thuhet në marrëveshjet bazë të Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisë së Polonisë tërhoqi vërejtjen se nuk është ky unioni, e as lloji i anëtarësisë të cilën e ka pranuar Polonia, kur është anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button