Roth: Partitë nuk guxojnë të luajnë me durimin e bashkësisë ndërkombëtare

Berlin është “ekstremisht i shqetësuar për gjendjen politike të brendshme në Maqedoni”, ka porositur nga Brukseli, ministri shtetëror gjerman për Evropë, Mihael Roth, duke potencuar se vendi patjetër duhet që t’i plotësojë kushtet, gjegjësisht për krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhje demokratike dhe të lira si dhe plotësisht të mbështetet puna e Prokurorisë Speciale, njofton Portalb.

“Partitë politike nuk guxojnë më shumë ta vendosin në test durimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian dhe patjetër duhet të krijojnë arrijnë rezultate konkrete. Maqedonia nuk guxon më shumë të largohet nga Evropa, por patjetër duhet të kthehet mbrapa, në rrugën që e afron drejt Evropës”, theksoi Roth.

Me insistimin e Gjermanisë, gjendja në Maqedoni është e vendosur në rend dite në mbledhjen e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.

Para dy javëve, shefi i diplomacisë gjermane, Frank Vallter Shtajnmaer, për të dërguar special për Maqedoninë e ka emëruar, Johanes Hajndëll, ambasador aktual i Gjermanisë në Vjenë të Austrisë, i cili dy herë e vizitoi Maqedoninë dhe realizoi takime me liderët e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos dhe me partitë tjera jashtëparlamentare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button