Urinimi i pavullnetshëm, çfarë duhet të bëjmë

Shumica e njerëzve kontrollin e fshikëzës së urinës e marrin për të mirëqenë, derisa ndodh që e kanë të vështirë të mbajnë urinën. Megjithëse mund të jetë e pamundur për t’u shëruar plotësisht nga një gjë e tillë, janë disa hapa që mund të ndërmerren për ta përmirësuar urinimin e pavullnetshëm.

Kini kujdes me peshën: Pesha e tepërt dhe mosmbajtja e urinës shkojnë bashkë, sidomos te gratë. Ekziston një teori që yndyra e tepërt e barkut mund të dobësojë muskujt e zonës pelvike dhe të çojë në mosmbajtje të urinës, sidomos kur kolliteni, qeshni teshtini etj. Në disa raste thjesht ulja e peshës përmirëson problemin.

Mos pini duhan: Duhanpirja e kërcënon shëndetin tuaj në shumë mënyra. Ajo dyfishon mundësinë që një grua të ketë probleme me mbajtjen e urinës. Nikotina gjithashtu është e lidhur me mosmbajtjen e urinës.

Qëndroni aktivë: Një studim i fundit tregon se gratë në moshë të rritur të cilat janë shumë aktive, kishin më pak gjasa që të zhvillonin probleme me mosmbajtjen e urinës.

Minimizoni acaruesit e fshikëzës: kafeina dhe alkooli janë të lidhur me mosmbajtjen e urinës (ndjesia për të urinuar pavarësisht se fshikëza nuk është e mbushur). Pijet e gazuara, ëmbëlsuesit artificialë si aspartami, ushqimet pikante dhe agrumet shkaktojnë ndjesinë e urinimit tek disa njerëz.

Kini kujdes me problemet e jashtëqitjes: Kjo mund të dobësojë muskujt e zonës pelvike. Nëse e keni të vështirë të dilni jashtë, atëherë flisni me doktorin. Në një studim që përfshiu njerëzit të moshës mbi 65 vjeç, u pa se trajtimi i kapsllëkut përmirësoi edhe disa probleme të sistemit urinar, duke përfshirë shpeshtësinë, ndjenjën e urgjencës dhe djegiet. Shtimi i fibrave në dietën tuaj dhe pirja e shumë lëngjeve mund të parandalojë kapsllëkun.

Trajtimi për mosmbajtjen e urinës janë më të efektshme dhe më pak problematike për trupin. Nëse keni probleme me urinimin e pavullnetshëm, mos vuani në heshtje. Është koha të flisni me mjekun tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button