Zjarr në një konvikt vajzash në Tajlandë, 18 të vdekur

Së paku 18 vajza të moshës 5-12 vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që kishte përfshirë konviktin shkollor për vajza nga familje të varfëra në veri të Tajlandës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia thekson se pesë vajza janë lënduar nga të cilat dy janë në gjendje kritike.

Zyrtari policor në qarkun Chiang Rai, në kushte anonime tregoi se dy nga trupat janë djegur plotësisht, ndërkohë që disa vajza i kishin mbijetuar tragjedisë, por nuk ka ende informacione për numrin e tyre.

Zjarri kishte nisur të dielën në mbrëmje gjatë kohës që vajzat kishin qenë në gjumë.

Bëhet fjalë për një shkollë të cilën e menaxhojnë disa organizata humanitare të krishtera, ndërsa mësimin në të e vijojnë vajza nga rajonet malore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button