“The National”: Përgjim i madh, fshehje të vrasjes – Qeveria e Maqedonisë në krizë

Ndoshta bëhet fjalë për shtet të vogël prej vetëm 2.1 milionë banorë, por Maqedonia është nën goditjes së skandalit me përmasa epike, shkruan gazeta skoceze “The National” në analizën e saj për krizën politike në Maqedoni, njofton Portalb.

Në tekst shkruhet se Qeveria konservative, po bëhet autoritare ka lidhje me fshehjen e një vrasjeje dhe përgjimit të madh.

“Përgjimet tregojnë korrupsion në Qeveri, keqpërdorim të fondeve dhe ndjekje të pabaza kriminale të kundërshtarëve”, shkruan gazeta skoceze.

Më tej shkruhet se përderisa Maqedonia ka qenë në ballinat e gazetave për shkak të mbylljes së dyerve për refugjatët, brenda në kufijtë e saj mbahen protesta nëpërmjet së cilave është kërkuar shtyrja e zgjedhjeve. Dy anët e ndara, shkruan analiza, thonë që ai në anën tjetër është i manipuluar, kryesisht nga Perëndimi dhe nga presidenti rus, Vlladimir Putin, transmeton Portalb.

Në sqarimin e vendimit për falje të presidentit Gjorge Ivanov, shkruhet se është shfaqur një pankartë me fjalët “Ndërrojeni presidentin me 10.000 refugjatë”.

Në analizë shkruhet se edhe Gruevski edhe Ivanov kanë mbështetje nga rusët.

Tekstin e plotë lexojeni këtu: “The National

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button