“Fundoset” anija “Rojal Maqedoni” (FOTO)
Shirat e rrëmbyeshëm e kanë rritur nivelin e ujit të Vardarit, për këtë, anija e vendosur në këtë lumë, e quajtur “Rojal Maqedoni”, ka filluar të “fundoset”.
E para nga tre anijet, i cili filloi të punojë përpara dy vjetëve, dje ka qenë i përmbytur te hyrja e parë.
Përndryshe, anija “Rojal Maqedoni” funksionon si kafiteri dhe restorant, ndërkaq gjendet përballë ndërtesës së MEPSOS nga ana e majtë e Urës së Gurit.