Për Serbinë, kufiri me Kosovën kusht për në BE
Ende pa u sqaruar çështja më kritike në vend, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, Qeveria planifikon që të nis një demarkim të kufirit me një shtet tjetër.
Demarkacioni me Serbinë, i është propozuar Bashkimit Evropian si temë e dialogut në dhjetorin e vitit të kaluar.
Sa i përket agjendës se çfarë do të diskutohet mes palëve, Maja Kociançiç zëdhënëse e BE-së, ka thënë se ajo do të përcaktohet nga të dyja palët.
Edita Tahiri, ministre për Dialog, ka insistuar që demarkacioni do të jenë pjesë e bisedimeve në Bruksel.
Kurse zyrtarë nga shtetit fqinj e konsiderojnë absurde dhe e pakuptimtë të flitet për demarkacionin ndërmjet Serbisë e Kosovës, pasi kufiri nuk ekziston.