Kinë, media shtetërore komenton Shqipërinë

Me afrimin e investitorëve kinezë në projekte të rëndësishme infrastrukturore, si në rastin e fundit të dhënies të 1.7 milionë dollarëve drejt Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Kina komenton taksimin progresiv të Shqipërisë.

Sipas Pekinit zyrtar, duke filluar nga data 1 Shkurt, rreth 97% e taksapaguesve shqiptarë do të ndiejnë efektet e tatimit progresiv mbi të ardhurat, si pjesë e paketës së re fiskale. Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë kineze, Xihnua dhe Shanghai Daily, që kanë cituar Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë.

Skema e taksimit progresiv për të ardhurat personale do të zbatohet në tre kategori. E para, e cila përfshin të ardhurat deri në 30 mijë lekë do të përjashtohet nga taksat. Baza e taksimit për të punësuarit të cilët tejkalojnë të ardhurat 30 mijë, deri në 130 mijë lekë në muaj do të jetë 13%. Taksimi për të ardhurat nga punësimi, që janë mbi 130 mijë lekë do të jetë 23%. Xinhua ka theksuar se, sipas deklaratave zyrtare të qeverisë së Shqipërisë, paketa e re, e miratuar bashkë me buxhetin e vitit 2014, lehtëson barrën fiskale për rreth 97% të taksapaguesve shqiptarë.

Sipas ekzekutivit, zbatimi i tatimit progresiv mbi të ardhurat personale do të rikthejë në qarkullim 15 milionë dollarë, do të lehtësojë barrën fiskale, si dhe do të rikthejë pagën e 13-të, kryesisht për mësuesit dhe infermierët. Agjencia kineze e lajmeve, Xinhua, ka nënvizuar se kryeministri Edi Rama ka pohuar se tatimi progresiv do të korrigjojë padrejtësitë e të kaluarës, si dhe do të shpërndajë në mënyrë të barabartë barrën e taksave midis qytetarëve dhe bizneseve.

Ndryshimet në ligjin për të taksimin mbi të ardhurat personale u miratuan nga Parlamenti në datën 28 Dhjetor 2013, përpara se të hyjnë në fuqi, në 1 Shkurt të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button