Mustafa: Kosova para shanseve të mëdha, t’i vihemi në shërbim vendit!

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka thënë se Kosova gjendet para shanseve të mëdha dhe se “ka nevojë për njerëz të cilët marrin përgjegjësinë për të çuar përpara proceset në Kosovë e jo për të treguar se kush është i mirë e kush i keq”.

Mustafa ka thënë se “qytetarët tanë janë njerëz të mirë e punëtorë, secili në mënyrë e vet. Ata që i shkelin rregullt dhe ligjin i cilëson drejtësia. Ndërkaq, diversiteti i mendimeve, ai politik dhe kulturor janë vlera të cilat i kanë ngritur kombet më të përparuara. Edhe ne do ta ndjekim këtë rrugë”, ka shkruar Mustafa, transmeton Telegrafi.

“Jemi në momente historike, të cilat na bashkojnë dhe na çojnë në rrugën e ardhmërisë. Edhe në rrugën e themelimit të Forcave të Armatosura, sikurse edhe të asaj të zhvillimit më të shpejtë ekonomik dhe social dhe të integrimit euroatlantik”.

 Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në facebook:

“Qytetarë të nderuar,

Kosova gjendet para shanseve të mëdha!

Filluam implementimin e marrëveshjes së parë kontraktuale me Bashkimin Evropian; jemi në prag të liberalizimit të vizave -lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë; po fillojmë të konkretizojmë projektin tepër të rëndësishëm me Qeverinë e SHBA-ve, “Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit”. Sporti ynë, i një shteti të ri, jo vetëm për nga vitet e shpalljes dhe themelimit, por edhe të mbizotërimit të popullatës së re, përfundimisht u bë sport evropian dhe botëror. Futbolli kosovar, si sport më masiv, këtë muaj u anëtarësua në UEFA dhe FIFA. Për Kosovë në FIFA votuan 141 vende!

Kosova ka arritur pjekurinë e saj politike, ka njerëz të dijes, të rinj e të vjetër, ka bërë përvojë institucionale e demokratike, ka krijuar relacione dhe kontakte ditore me përfaqësues ndërkombëtar dhe me institucione ndërkombëtare, këtu, në Evropë dhe SHBA. Është vetë pjesë e rrjedhave evropiane dhe botërore.

Kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Tani Kosova ka nevojë për njerëz të cilët marrin përgjegjësinë për të quar përpara proceset në Kosovë e jo për të treguar se kush është i mirë e kush i keq.

Qytetarët tanë janë njerëz të mirë e punëtorë, secili në mënyrë e vet. Ata që i shkelin rregullt dhe ligjin i cilëson drejtësia. Ndërkaq, diversiteti i mendimeve, ai politik dhe kulturor janë vlera të cilat i kanë ngritur kombet më të përparuara. Edhe ne do ta ndjekim këtë rrugë.

Historikisht jemi shquar me trimëri dhe veçim individual; tani kemi shanse që me veprime të përbashkëta, afatgjata dhe të qëndrueshme ti vihemi në shërbim vendit.

Jemi në momente historike, të cilat na bashkojnë dhe na qojnë në rrugën e ardhmërisë. Edhe në rrugën e themelimit të Forcave të Armatosura, sikurse edhe të asaj të zhvillimit më të shpejtë ekonomik dhe social dhe të integrimit euroatlantik.

Unë jam i bindur se si shumicë qytetare dhe demokratike jemi së bashku në këto procese. IM”, (sic), ka shkruar Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button