U shënua Dita botërore e mjekut familjar

Çdo i katërti njeri prej 10 njerëzve të rritur mes 250 mijë deri 300 mijë qytetarë në Maqedoni, sipas të dhënave të Asoacionit për hipertension në Maqedoni, ka tension të rritur.

Këtë sot e theksoi kryetarja e Asoacionit Biljana Gerasimovska – Kitanovska në shënimin e ditëve botërore për hipertension dhe mjekësisë familjare 17 dhe 19 maji që u mbajt nën moton “A e di numrin tënd?” para shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezës me matje falas të tensionit të gjakut dhe ndarjen e këshillave dhe broshurave nga ana e personave profesionistë.

“Ky është numër i madh dhe shumë kontribuon në rrezikun e përgjithshëm kardiovaskular, gjegjësisht nga rreziku i infarktit të miokardit dhe rrezikut nga sëmundja e trurit.

Madje 53 për qind nga sëmundjet e përgjithshme kardiovaskulare vlerësohet se janë shkak për vdekjen e përgjithshme. Hipertensioni është një nga faktorët kryesorë të cilët kontribuojnë për këtë. I madh është edhe numri te njerëzit te të cilët aspak nuk e kanë matur tensionin e gjakut”, theksoi Gerasimovska-Kitanovska.

Apeloi që të rritet vetëdija për hipertensionin sepse, siç tha, edhe personat të cilët janë të shëndetshëm mund të kenë vlera më të larta, që në kohë të ndërmarrin masa me terapi që të parandalohen pasojat e padëshiruara. Sipas saj, Maqedonia bën pjesë në vendet me rrezik shumë të larë kardiovaskular.

Theksoi se vdekja e përgjithshme për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare është shumë e madhe. Dita botërore e mjekut familjar, për herë të parë është publikuar në vitin 2010 nga ana e WONCA (Shoqatë botërore e mjekëve familjarë), u bë ditë e cila e thekson rolin dhe kontributin e mjekëve familjarë në sistemin shëndetësor në tërë botë. Në Maqedoni sot ka më shumë se 280 specialistë të mjekësisë familjare. s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button