Temperatura në Indi arrin në 51 gradë Celsius

Një qytet në shtetin Rajasthan të Indisë ka thyer rekordin e temperaturave në këtë vend, njofton REL.

Temperatura atje ka arritur në 51 gradë Celsius, që është më e larta prejse kanë nisur regjistrimet.

Rekordi në qytetin Phalodi vjen në kohën kur vala e të nxehtit ka përfshirë gjithë Indinë.

Këtë verë, dhjetëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit në shtetet jugore të Indisë, Telangana dhe Andhra Pradesh.

Rënia e temperaturave pritet vetëm pas shirave monsun, që zakonisht nisin në mes të qershorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button