Mustafa: Mali i Zi në NATO, lajm pozitiv për rajonin

Kryeministri Isa Mustafa ka shkruar në një postim në Facebook se nënshkrimi i Protokollit për anëtarësim në NATO nga Mali i Zi përbën një lajm pozitiv për rajonin.

“Republika e Kosovës i gëzohet dhe uron Malin e Zi për këtë arritje duke shprehur përkushtimin e plotë nga ana jonë për të qenë pjesë e NATO-s”

“Poashtu, Republika e Kosovës rikonfirmon raportet e mira dhe miqësore me Malin e Zi të cilin e konsideron si partner rajonal në të gjitha proceset integruese euroatlantike” ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button