Pakënaqësi të shumta për ndryshimin e ligjit për falje

BDI dje ka përshëndetur vendimin e Kuvendit për ndryshime në Ligjin për falje, me qëndrim se kjo do të mundësojë zgjedhjen e krizës me të cilën po ballafaqohet vendi pas vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov për të aboluar 56 persona, transmeton Portalb.

“Pas krijimit të mundësive ligjore për tërheqje të faljes, BDI, si palë nënshkruese e Marrëveshjes së Shkupit për tejkalimin e krizës politike, kërkon që Ivanov të veprojë menjëherë në përputhje me deklaratat e tija publike dhe të shfuqizojë vendimin e tij për Falje”, citohet në njoftimin e BDI­-së.

Derisa BDI ka përshëndetur ndryshimet ligjore, në bllokun opozitar ka kulmuar pakënaqësia për rolin e vasalit të BDI-së.

“Nëse kishte mbetur ndonjë qytetar që mendonte se BDI po i mbron interesat e shqiptarëve, pas kësaj që ndodhi dy ditët e fundit, mendoj se të tillë më në Maqedoni nuk ekzistojnë” ka theksuar për DW në gjuhën maqedonase Afrim Gashi nga Lëvizja Besa.

“Jam i bindur se këtë e kanë të qartë edhe vetë anëtarët e BDI-së. Parti kjo e dalur nga lufta e cila tani është nën kontroll të Nikolla Gruevskit. Përveç së është e nënshtruar, ajo është edhe e nëncmuar, sepse Gruevski po i detyron t’ua kryejnë punët ë papastra, të cilat vetë VMRO-DPMNE nuk do t’i bëjë publikisht. Fakti që më 9 maj dolën në protestë 30 mije shqiptarë, ishte shenjë se shqiptarët tanimë i kanë të qarta lojërat politike të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Nga ajo ditë, tashmë BDI nuk ka asnjë legjitimitet dhe kredibilitet që t’i përfaqësojë shqiptarët”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, me veprimet e fundit që e varrosën Marrëveshjen e Përzhinos, ra maska e BDI-së, e cila thoshte se është në shërbim të ndërkombëtarëve.

Nga Kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov kanë njoftuar se vetëm 12 persona kanë kërkuar tërheqjen e abolimit nga Ivanov.

“Burg për kriminelët- liri popullit”, “Mjaftë lojërave me abolimin”, ishin disa nga porositë e protestuesve nga protesta e fundit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button