HRW: Të hetohen sulmet brutale në Ukrainë (FOTO)

Organizata për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch, ka kërkuar që të hetohen rrahjet e policisë dhe sulmet e tjera brutale në protestat antiqeveritare në Ukrainë.

HRW ka akuzuar policinë për rrahje brutale të disa personave, përfshirë këtu edhe një 17-vjeçar, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

Yulia Gorbunova, hulumtuese për Ukrainën pranë HRW-së, ka thënë se trajtimi i Mikhailo Niskuguzit, i cili është rrahur, zhveshur dhe poshtëruar, cilësohet si torturë.

Ukraina është përfshirë nga protestat antiqeveritare për më shumë se dy muaj. Situata po rëndohet dita-ditës, ndërsa kryeministri Azarov kërcënoi protestuesit se do t’i shpallte të paligjshme tubimet dhe do të burgoste këdo që mblidhet në shesh./Shekulli/

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images18/ukraine%201.jpg?w=708

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images18/ukraine%202.jpg?resize=516%2C325

https://i1.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images18/ukraine%205.jpg?resize=515%2C290

Lajme të ngjashme

Back to top button